LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

MARKETING