Kuzeska: Të gjithë kundër bastionit të vetëm të lirisë – LSDM-së!

Kuzeska: Të gjithë kundër bastionit të vetëm të lirisë – LSDM-së!

LSDM-ja ka ngritur pretenime për ndikimin e kompanive private në rastin e vizitës së kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësja e partisë opotitare, Bogdanka Kuzeska ka ngritur pretendime për lobimin e një kompanime që prodhon municion dhe armë, një personi të lidhur me kanalet e kokainës e për afera të shitjes së tokës shtetërore e të lejeve për minierat. “Nuk ka përgjigje nga grupi i organizuar kriminal. Ka fushatë kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Ata i zbuluan të gjitha kartat, e që janë mediat e Orbanit dhe të Vuçiqit në Maqedoni, të ashtuquajturit analistë të pavarur, si VMRO-isti Jove Kekenovski, bashkëpunëtorë të BIA-s serbe Gero, Ivona e Latas e ferma trolesh përmes një kompanie izraelite”, ka deklaruar Kuzeska.

MARKETING

Shik.mk

“Ja, tani qytetarët e kanë të zezën mbi të bardhë. Tenderë për themeluesit e Platformës “për të ardhmen e Mickoskit”. 1.6 milionë euro. Më pak se Geta. Më shumë se nderi i tyre.

Kjo nuk do të kalojë. Mbaroi me defokusimin, me gënjeshtrat, me fushatat e zeza, me Dubain dhe Haris Xhinoviqin. Po vjen koha e së vërtetës dhe drejtësisë. Të gjithë do të japin llogari”, deklaroi Kuzeska.

MARKETING