Kuvendi votoi ministrat e rinj të Qeverisë
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pas shterjes së debatit, nisi votimi për ministrat e rinj.
Krenar Lloga për ministër i Drejtësisë u votua me 65 vota “pro”, ndërsa me 64 vota “për” Fatmir Mexhiti u emërua ministër i ri i Shëndetësisë, raporton SHENJA.
Propozimi Azir Aliu që të jetë ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike u votua me 65 vota “për”, asnjë kundër.
Propozimi që Kaja Shukova të drejtoj ministrinë e Ekologjisë, kaloj më 65 vota. /SHENJA/