Kupa e Botës për Klube/ Flamengo eliminohet, rivalët e “CR7” në finale

Kupa e Botës për Klube/ Flamengo eliminohet, rivalët e “CR7” në finale

Flamengo është eliminuar në gjysmëfinale ndaj skuadrës nga Arabia Saudite, Al Hilal, me këta të fundit që triumfuan 2-3 dhe sigurojnë biletën e parë për në finale.

Al Dawasari zhbllokoi ndeshjen pas 4 minutash lojë, ndërsa brazilianët gjetën barazimin në minutën e 20 me Pedro.

Fraksioni i parë ishte shumë i luftuar, ndërsa ishi i Marseille, Gerson u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën 45+3 duke lënë Flamengo-n me dhjetë lojtarë.

Al Hilal u rikthye në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e nëntë shtesë përsëri me Al Dawasari.

Në pjesën e dytë Vietto çoi rezultatin në 1-3 në minutën e 70, ndërsa Pedro mbylli llogaritë me golin në minutën e 90+1.

Kështu, Al Hilal kalon në finale për herë të parë në histori dhe pret fituesin e çiftit Real Madrid-Al Ahly.

MARKETING