Kupa e Botës për Klube/ Flamengo eliminohet, rivalët e “CR7” në finale
![Kupa e Botës për Klube/ Flamengo eliminohet, rivalët e “CR7” në finale](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/CDF50F09-91B7-4D3E-B493-A009310EA4FC.webp)
Flamengo është eliminuar në gjysmëfinale ndaj skuadrës nga Arabia Saudite, Al Hilal, me këta të fundit që triumfuan 2-3 dhe sigurojnë biletën e parë për në finale.
Al Dawasari zhbllokoi ndeshjen pas 4 minutash lojë, ndërsa brazilianët gjetën barazimin në minutën e 20 me Pedro.
Fraksioni i parë ishte shumë i luftuar, ndërsa ishi i Marseille, Gerson u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën 45+3 duke lënë Flamengo-n me dhjetë lojtarë.
Al Hilal u rikthye në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e nëntë shtesë përsëri me Al Dawasari.
Në pjesën e dytë Vietto çoi rezultatin në 1-3 në minutën e 70, ndërsa Pedro mbylli llogaritë me golin në minutën e 90+1.
Kështu, Al Hilal kalon në finale për herë të parë në histori dhe pret fituesin e çiftit Real Madrid-Al Ahly.