Kumanovari Taulant Seferi shënon dy gola në fitoren e Vorskla Poltava

Kumanovari Taulant Seferi shënon dy gola në fitoren e Vorskla Poltava

Taulant Seferi vijon me ecurinë pozitive, ndërsa ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës në fitoren 3-2 të Vorskla Poltava ndaj Metalist Kharkiv.

Vorskla Poltava dhe Metalist Kharkiv u ndeshën për llogari të raundit të e 22-të në Premier Leaguen e Ukrainës.

Seferi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26’, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas në minutën e 30’ sulmuesi shqiptar pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin për ekipin dhe të tijin personal, por penalltinë e dytë e humbi.

Megjithatë pjesa e parë nuk u mbyll me aq, pasi skuadra e shqiptarit fitoi tjetër penallti, që u ekzekutua nga Seferi në minutën e 45+1’, duke realizuar golin e dytë. Për Seferin ishte goli numër 11-të në elitën ukrainase.

Ndërsa dy minuta më pas ish-sulmuesi i Tiranës u bë sërish protagonist, duke asistuar Felipe Rodrigues dhe duke e çuar rezultatin momental në 3-1.

 

MARKETING