Kujt i shërbeu vizita e gjeneralit Gjurçinovski në Beograd?

Kujt i shërbeu vizita e gjeneralit Gjurçinovski në Beograd?

Naser SELMANI

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjenera koloneli Vasko Gjurçinovski, sot ndodhet për vizitë zyrtare në ushtrinë e Serbisë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Armatës. Në Beograd, Gjurçinovski do të bisedojë me homologun serb, gjeneralin Milan Mojsiloviç, për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Vizita realizohet nëkuadër të iniciativës rajonale SEDM, e cila synon të promovojë bashkëpunimin dypalësh dhe stabilitetin rajonal.

Vizita e gjeneralit Gjurcinovski në Beograd nuk do të kishte tërhequr vëmendjen e publikut nëse dhjetë ditë më parë nuk do të kishte ndodhur një sulm terrorist në fshatin Banjskë të Kosovës, ku ka indikacione serioze se është e përfshirë edhe ushtria serbe dhe lidershipi politik i Serbisë. Për momentin po zhvillohen disa hetime paralele, po heton KFOR-i, po heton prokuroria e Kosovës, po ashtu ka nisur hetimet edhe vetë shteti serb.

Derisa hetimi të zbulojë të vërtetën, gjenerali Gjurçinovsksi paraprakisht do të duhej të dinte disa gjëra elementare.

E para, përgjegjësinë për sulmin në Banjske e mori Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit. Pra, Gjurçinovski, si gjeneral, ka mundur të bëjë një vlerësim sipërfaqësor nëse Radojçiqi do tëkishte guxuar të ndërmarrë një veprim kaq të rëndë, pa dijeninë e udhëheqjes serbe dhe forcave të sigurisë së Serbisë.

Takimi zyrtar me gjeneralët e një ushtrie të dyshuar për përgaditjen e një sulmi terrorist në Kosovë, është pakujdesi e madhe dhe rrezikon integritetin personal dhe reputacionin e institucionit dhe të vendit që përfaqëson.

Së dyti, gjenerali, para se të nisej për në Beograd, me siguri ka dëgjuar se qeveria e Serbisë shpalli ditë zie për viktimat, duke treguar publikisht se solidarizohej me veprimet krimiale tëgrupit të armaosur. Si general, ai duhet të ketë aq përvojë ushtarake sa për të kuptuar se ky grup nuk do të kishte mundurtë kryente verprime ushtarale pa ndihmën serioze nga shteti serb.

Së treti, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe, me të cilët Gjurçinovski do të duhej të bisedonte për sigurinë rajonale, nëkufirin me Kosovën, nxori mijëra ushtarë dhe pajisje, duke kërcënuar sigurinë e Kosovës, një shtet sovran, fqinj i njohur nga Maqedonia e Veriut. Nëse situata do të përshkallëzohej, ushtria serbe do të rrezikonte edhe ushtarët e KFOR-it, në mesine të cilëve ka dhjetëra ushtarë maqedon, të cilët kujdesen përsigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë.

Prandaj, vizita e sotme e Gjurçinovskit në Beograd, ka qëllimetë paqarta dhe vështirë se mund të shpjegohen racionalisht. Para së gjithash, gjenerali i bën dëm të madh reputacionit të ushtrisë maqedone duke u takuar me gjeneralë të një ushtrie që dyshohet për përfshirje në sulm terrorist në një vend tjetër fqinj, të njohur nga Maqedonia e Veriut.

Praktikisht, në këtë rast shefi i ushtrisë maqedonase rreshtohet në anën e agresorit, jo të viktimës, që në këtë rast është Kosova. Rezulton se me këtë lëvizje të pakujdesshme ai po i shërben politikës agresive të Serbisë, e cila me dekada mban peng tëgjithë rajonin.

Sjellja e papërgjegjshme e Gjurçinovskit mund të cënojë edhe unitetin e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut sepse ai e di mirë se përbërja e saj është multietnike. Çdo veprim i pamatur në situatatë ndjeshme në fqinjësi mund të shkaktojë përçarje të panevojshme në ushtri dhe në shoqëri në përgjithësi me pasoja të rënda për stabilitetin e vendit. Nuk do të doja të besoja se përkundër faktit se si vend jemi anëtarë të NATO-s prej disa vitesh, ndërsa disa qendra me ndikim në institucionet maqedonase mund të vazhdojnë politikën e vjetër të solidaritetit me politikën agresive serbe, duke mos marrë parasysh interesat e qytetarëve dhe të shtetit!

Me këtë veprim të papërgjegjshëm Gjurcinovski diskrediton edhe pozitën e Maqedonisë së Veriut si antëtare e NATO-s. Aleatët tanë të Aleancës Veriantlantike kërkojnë një hetim seriozpër rolin e autoriteteve serbe të sigurisë në sulmin terrorist dhe vizita e gjeneralit relativizon përgjegjësinë e ushtrisë serbe. Ambasadori Hill personalisht shkoi në jug të Serbisë për t’usiguruar se ushtria serbe ishte kthyer vërtet në kazerma, sepse nuk i besohet udhëheqjes serbe.

Është e vështirë të dëshmohet se dikush mund të diskutojë sigurinë rajonale me një ushtri mbi të cilën është hedhur një dyshim aq i rëndë i përgaditjes së akteve terroriste. Nuk sillet kështu një anëtar serioz i NATO-s, i cili në sjelljen e tij duhet tëndjekë politikën e aleatëve dhe nuk sillet në mënyrë të pakujdesshme ndaj armiqve të mundshëm. Do të ishte me interes sikur Gjurcinovski të shpjegonte se në cilën anë do të luftoninushtarët tanë në Kosovë, në rast se ushtria serbe kalonte kufirin? Ata do të zbatonin urdhrat e NATO-s, do të braktisnin frontin apo do të ndihmonin agresionin serb!

Po ashtu, me vizitën e pamenduar mirë në Beograd, udhëheqja e ushtrisë maqedonase po i dërgon një mesazh të keq fqiut tonë Kosovës, e cila është nën mbrojtjen e NATO-s, SHBA-së dhe BE-së. Gjurçinovski duhet ta dijë se çdo politikë antikosovare është në thelb antimaqedonase dhe antiperëndimore. Siguria rajonale dhe evropiane varet nga paqja në Kosovë dhe në këtë kuadër edhe siguria e Maqedonisë së Veriut. Atyre duhet të kujtohet më shpesh se me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe NATO ka hyrë në Maqedoninë e Veriut. Është mirë që frustrimet personale të lihen anash dhe krerët e institucionevenë situata të ndieshme të sillen me përgjegjegësi shtetërore dhemë shumë të reflektojnë interesat maqedonase, e jo të lënë përshtypjen se janë institucione periferike të ndonjë republike serbe në rajon.

Të gjitha këto shqetësime dhe ky konfuzion do të shmangej sikur Gjurçinovski ta shtynte vizitën derisa të përfundonte hetimi për sulmin terrorist në Banjskë. Kështu ai dërgoi mesazh kontrovers, i cili mund t’i shërbejë vetëm liderit serb Vuçiq, të kapur gafil. Zbardhja e të vërtetës për sulmin nuk është vetëm në interes të sigurisë së Kosovës, por edhe të paqes në Maqedoninë e Veriut dhe të rajonit.

MARKETING