Kryetarja i GJNP-së, Akane, zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Kryetarja i GJNP-së, Akane, zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Kryetarja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Tomoko Akane, të dielën u zotua se do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së ndaj saj dhe institucionit gjyqësor me seli në Hagë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Duke folur onlajn në një aktivitet në Tokio, Akane, shtetase japoneze, tha se do të qëndrojë “e palëkundur” në bindjet e saj “pavarësisht gjithçkaje”.

Muajin e kaluar, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Akanes dhe një zyrtari tjetër të GJNP-së, Abdoulaye Seye.

Masa u ndërmor pasi Washingtoni shtoi presionin ndaj gjykatës, pasi në nëntor 2024 ajo lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, nën akuzat për krime të dyshuara lufte në Gaza.

Akane, e cila shërben si kryetare e GJNP-së që nga viti 2024, dhe Seye, shtetas senegalez, u përfshinë në Listën e Shtetasve të Sanksionuar Posaçërisht të Departamentit amerikan të Thesarit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, akuzoi Akanen dhe Seyen se “drejtpërdrejt” ishin përfshirë në përpjekjet e GJNP-së për të “hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht zyrtarë, qeveritë e të cilëve nuk kanë dhënë pëlqimin për juridiksionin e GJNP-së”.

Japonia i përshkroi sanksionet amerikane ndaj Akanes si “shumë të pafavorshme”.

“Japonia e ka mbështetur vazhdimisht GJNP-në, e cila është një gjykatë e përhershme ndërkombëtare penale, në përpjekjet e saj për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar krimet më të rënda që shqetësojnë komunitetin ndërkombëtar dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Nga ky këndvështrim, masat e njoftuara janë shumë të pafavorshme”, tha më herët zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Toshihiro Kitamura.

MARKETING