Kryetari Ejup Abazi mirëpret Ambasadorin e Turqisë Fatih Ulusoy

Kryetari Ejup Abazi mirëpret Ambasadorin e Turqisë Fatih Ulusoy

Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet institucioneve dhe popujve tanë.

Pas takimit në ambientet e Komunës, kryetari Abazi dhe Ambasadori Ulusoy vizituan fshatin Koliçan i Poshtëm, ku bashkëbiseduan me banorët, duke dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe sugjerimet e tyre në një frymë të hapur dhe vëllazërore.

Në fund, Abazi shprehu falënderimet e tij të sinqerta për Ambasadorin Ulusoy për vizitën dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë të thellohet në të mirë të qytetarëve.

Vizita u përmbyll me pjesëmarrjen në iftarin e organizuar nga Valiu i Edirnes, Turqi, ku ishin të pranishëm edhe zëvendësvaliu Sıdkı Zehin. Kryetari Abazi falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin dinjitoz të këtij eventi.

MARKETING