Kryediplomati Osmani përshëndet ftesën e Këshillit të Europës për Kosovën
Kandidati shqiptar për president të shtetit, Bujar Osmani ka uruar mbrëmë miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyani, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian.
“Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”, ka shkruar Osmani në Rrjetin Social “X”.
Osmani ka shprehur mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.
Glad to welcome today’s decision of @PACE_Political to invite #Kosovo to become @coe member.
Successful voting resulted with 31 YES, 4 NO.
We wish April session of the Parliamentary Assembly of #CouncilofEurope to be last step for Kosovo’s membership process
— Bujar Osmani (@Bujar_O) March 27, 2024