Kroaci – Maqedoni, Agon Elezi: Kroatët kanë cilësi në mesfushë, shpresojmë rezultat pozitiv

Kroaci – Maqedoni, Agon Elezi: Kroatët kanë cilësi në mesfushë, shpresojmë rezultat pozitiv

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do të luaj kundër Kroacisë në një ndeshje kontrolluese që do të zhvillohet në Rijeka. Ekspedita e vendit që nga e shtuna është vendosur në tokën kroate dhe po përgatitet për ndeshjen kundër një përfaqësuese që është favorit absulut.

Mesfushori Agon Elezi ka thënë se është kënaqësi të luash kundër një ekipi si Kroacia, ndërsa shpreson në rezultat pozitiv.

“Para se gjithash jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e përfaqësues së Maqedonisë. Normal luajmë kundër një ekipi me kualitet siç është Kroacia. është kënaqësi për të luajtur kundër një ekipi që ka qenë i dyti dhe i treti në botë. Kanë cilësi shumë, sidomos në mesfushë dhe në sulm. Qëllimi jonë ti minimizojmë shanset e tyre, të jemi stabil në mbrojtje dhe të përpiqemi të krijojmë probleme përmes kundërsulmeve që të shënojmë gola. Shpresojmë në rezultat pozitiv, pse jo të fitojmë ndeshjen”, ka thënë Agon Elezi.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski në këtë ndeshje do të ketë hendikep Enis Bardhin, me kapitenin që për shkak një lëndimi nuk arriti të jetë në dispozicion për këto dy ndeshje të muajit qershor, ndërsa gjithë të tjerët janë të gatshëm për lojë.

Takimi kontrollues ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër në stadiumin e Rijekës, duke nisur nga ora 19:00.

MARKETING