Misioni evropian vazhdon: Shkëndija përballet sonte me Hibernianin

Misioni evropian vazhdon: Shkëndija përballet sonte me Hibernianin

Shkëndija e Tetovës sonte do të përballet me Hibernianin në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Nënkampioni i Maqedonisë së Veriut ka udhëtuar drejt Skocisë me synimin për të siguruar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Shkup. Trajneri Artim Pollozhani iu bashkua ekipit vetëm në ditën e ndeshjes për shkak të vonesave me dokumentacionin e vizës, ndërsa skuadra do të jetë pa portierin Gaje dhe mbrojtësin e majtë Dimoski, të dy të dëmtuar. Për Shkëndijën, kjo do të jetë përballja e dytë ndaj një skuadre skoceze në garat evropiane. Në vitin 2015, tetovarët u ndeshën me Aberdinin, duke barazuar 1-1 në Shkup dhe 0-0 në transfertë. Ndeshja Hibernian – Shkëndija do të luhet sonte në stadiumin “Easter Road”, me fillim nga ora 21:00. /SHENJA/

MARKETING