Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
Ish – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj degradimit që sipas tij ju bëhet shqiptarëve në Armatën e RMV-së.
“Vazhdojnë degradimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, Shefi i J2 në ARM apo ndryshe përgjegjes i seksionit për Zbulim, kundërzbulim dhe siguri, Kolonel Salija Mustafa shkarkohet dhe në vendin e tij emërohet kolonel Zlatko Stanoeski.
#VasaliteriNukVlen” – thekson Lloga