Mot me vranësira dhe intervale me diell në Maqedoninë e Veriut

Mot me vranësira dhe intervale me diell në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira, por me intervale me diell.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, deri të premten moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me temperatura më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit. Ndërkaq, të premten priten reshje lokale të shiut në disa pjesë të vendit.

MARKETING