Kovaçevski paralajmëron se përveç bukës mund të ngrihen çmimet edhe të produkteve tjera

Kovaçevski paralajmëron se përveç bukës mund të ngrihen çmimet edhe të produkteve tjera

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se në një të ardhme të afërt qeveria mund të ngrijë çmimet e produkteve të tjera bazë.

“Në Ministrinë e Ekonomisë bëhen analiza në lidhje me çmimet e produkteve të tjera ushqimore bazë. Pra, në një të ardhme  është e mundur ngrirja e çmimeve të produkteve të tjera bazë që konsiderohen si produkte ushqimore bazë. Por nuk do të doja të hyja në detaje për këtë derisa të bëhen llogaritjet. Kur të merren dhe miratohen vendimet e duhura, menjëherë do të njoftoheni, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

MARKETING