Kovaçevski paralajmëron qasje më të kujdesshme gjatë selektimit të kuadrove nëse fiton edhe një mandat

Kovaçevski paralajmëron qasje më të kujdesshme gjatë selektimit të kuadrove nëse fiton edhe një mandat

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nëse e fiton mandatin e ri për kryeministër, paralajmëron qasje shumë më të kujdesshme në përzgjedhjen dhe caktimin e resurseve njerëzore, të cilat do t’i udhëheqin institucionet.

Në një deklaratë për media, Kovaçevski tha se si kryeministër në kohën e krizës energjetike dhe ekonomike më shumë është fokusuar në menaxhimin e krizës sesa në zgjidhjen e sjelljeve personale të individëve në pushtet.

“A ishte sjellja e të gjithë zyrtarëve adekuate? Jo. Kishte prej tyre që u sollën në mënyrë të papërshtatshme me rastet politike dhe mjedisin politik. A kanë punuar shumë me mua ministrat, përfshirë edhe ministrat e BDI-së? Po, sepse kemi punuar në kushte të një krize të madhe ekonomike dhe energjetike dhe unë mund të shpreh vetëm fjalë lavdërimi për ministrin Bytyqi, i cili është nga partia ime, për Fatmir Besimin, Kreshnik Bekteshin, Azir Aliun që është një ekspert i lartë që i ka përgatitur ligjet reformuese në administratën publike dhe i dorëzoi në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Pa bërë të ditur nëse nëse merr edhe një mandat do të bëjë koalicion me BDI-në, Kovaçevski theksoi se së bashku me këtë parti kanë marrë vendime të vështira për vendin që i mundësoi vendit anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se pajtohet me deklaratën e ambasadorit amerikan për korrupsionin në vend dhe theksoi se në programin zgjedhor të LSDM-së janë 41 masa për reforma në sistemin e drejtësisë të përgatitura me kërkesë të tij në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

Kovaçevski përsëriti se procesi i integrimit në BE është i vetmi proces që mund të sjellë ndryshime pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe në sundimin e ligjit. 

MARKETING