Kovaçevski-Nehamer: Austria është një partner i fortë ekonomik dhe mbështetës i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski-Nehamer: Austria është një partner i fortë ekonomik dhe mbështetës i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë, në kuadër të vizitës dyditore të punës, realizoi takim me kancelarin austriak Karl Nehammer, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Të dy bashkëbiseduesit, theksojnë nga atje, shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen vendet evropiane, si dhe për pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.

“Kryeministri Kovaçevski e njohu kancelaren austriake me zhvillimet aktuale të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, shprehu kënaqësinë e tij se si po shkon procesi i shqyrtimit dhe procesi i reformave në vend.

Kovaçevski e falënderoi Nehamerin për mbështetjen e përgjithshme nga Austria për procesin e negociatave të anëtarësimit, si dhe për mbështetjen e fuqishme që merr Maqedonia e Veriut si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë të sigurisë. Austria është një mbështetëse, partnere dhe avokate e fortë dhe e zëshme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

MARKETING