Kovaçevski: Me përcaktime të mbrojtura të identitetit jemi anëtare e barabartë e NATO-s

Kovaçevski: Me përcaktime të mbrojtura të identitetit jemi anëtare e barabartë e NATO-s

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3-vjetorit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për mëngjes tradicional të NATO-s me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, si fillim i Ditëve të NATO-s në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Klubin e Deputetëve në Shkup, ndërsa si mysafire speciale ishte edhe ambasadorja e Ukrainës.

“Në kushte kur bota, në shekullin 21 u ballafaqua me agresion tërësisht të palejueshëm të Federatës Ruse kundër një shteti sovran dhe të pavarur – Ukrainës – në qendër të vëmendjes është NATO. Pranimi në NATO është dalje nga pasiguria dhe hyrje në siguri. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të vazhdohet politika e dyerve të hapura të NATO-s ndaj vendeve nga kontinenti evropian që kanë aspirata të tilla”.
“Sepse, çështje për vendosjen e sërishme të paqes dhe sigurisë në Ukrainë është përgjigje e të gjitha brengave në botë – paqja dhe siguria e cilit janë të ardhshme? Mund të jetë e secilit. Republika e Maqedonisë së Veriut e di mirë se çfarë do të thotë të jetosh në një shqetësim të tillë – të jesh në një mjedis ushtarak, ndërsa digjej në vendet përreth në kohën e ish-Jugosllavisë – të kërkosh një mënyrë për të ruajtur paqen e brendshme. Dhe u ballafaquam, me atë që të gjithë së bashku, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë dhe të tjerë, qëndruam pas përcaktimit të mbrojmë paqen. Prej aty e njohim edhe rëndësinë e unitetit.

“Dhe çka është NATO, nëse nuk është – bashkim. Dhe mënyra e vetme të shpëtohet paqja në botë është të bashkohemi rreth nevojës ta kthejmë paqen në Ukrainë. Kjo është më shumë se e nevojshme, por këto rrethana surprizuese, kur në tokën evropiane janë kthyer tanke nga koha e luftës konvencionale që konsideroj për të kaluar dhe njëkohësisht kur bota është e ballafaquar me armën e së ardhmes – kërcënimet hibride dhe lajmet e rreme, si pjesë e luftës sfiduese informative. Në të cilën, gjithashtu, vetëm në aktivitete të afërta dhe të koordinuara, mundemi – dhe duhet të kundërvihemi”.
“Në kontekstin aktual gjeopolitik dhe duke marrë parasysh stabilitetin rajonal, i cili sot është në nivelin më të lartë se kurdo, por me sfidat si vetë Evropa – është mirë që Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s. Dhe ne jemi shtet i cili bën depërtim në integrimet evropiane, me hapin e ri që është mirë dhe pritet të ndodh”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ai gjithashtu shtoi se me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut është sot një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif