Kovaçevski: Gazi natyror për nevojat e ngrohtoreve për muajin mars do të blihet me çmim prej 60.10 euro

Kovaçevski: Gazi natyror për nevojat e ngrohtoreve për muajin mars do të blihet me çmim prej 60.10 euro

SHA EMV mori vendim për zgjedhjen e blerësit për muajin mars për nevojat e Ngrohtoreve Lindje, Perëndim, Energjetikë dhe Shkup-Veri. Gazi natyror do të blihet me çmim prej 60,10 euro, ndërsa furnizues do të jetë Makpetrol, deklaroi në konferencën e sotme për media drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Vasko Kovaçevski.

Në thirrjen publike, siç ka treguar ai, kanë aplikuar tri kompani dhe është zgjedhur Makpetroli për shkak se ka ofruar çmimin më të ulët prej 60.10 euro.

Siç ka shtuar Kovaçevski, Makpetrol si bartës i furnizmit  do të ofrojë edhe një garanci që nuk ishte dhënë në vitet e kaluara, që është një nga kushtet në thirrjen publike.

MARKETING