Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë

Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë

“Është e qartë se njerëzit na kanë dënuar dhe ne e pranojmë. Sot është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane, por nuk është ende vonë për të ndryshuar kurs. Kurrë nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane dhe kemi edhe dy javë kohë për t’i dërguar mesazhin çdo qyteti, fshati, shtëpie dhe çdo qytetari se e vetmja rrugë për ndryshim real dhe thelbësor është integrimi evropian, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se nuk ka alternativë tjetër përveç që vendi të jetë pjesë e BE-së. Ai thotë se është koha për të lënë anash të gjitha dallimet dhe për t’u bashkuar pas idesë së Maqedonisë evropiane.

MARKETING