Kosova kërkon tre pikët e para, Dardanëve nuk iu falen hapat fals

Kosova kërkon tre pikët e para, Dardanëve nuk iu falen hapat fals

Pas barazimit në ndeshjen e parë kualifikese për Euro 2024 ndaj Izraelit, Kosova rikthehet në fushë teksa pret në stadiumin Fadil Vokrri, Andorrën. Të besuarit e trajnerit Alain Giresse do të kërkojnë me ngulm tre pikët e para në Grupin I ndërsa Dardanët janë favoritët në letër për ta fituar takimin.

Tekniku francez ka të gjithë grupin e futbollistëve në dispozicion dhe mund të bëjë disa ndryshime nga sfida e parë përballë Izraelit teksa Betim Fazliji pritet në fushë nga minuta e parë. Mesfushori la një shije të mirë kur u fut si zëvendësues ndaj Izraelit dhe tashmë Giresse pritet t’i besojë nga fillimi.

 

MARKETING