Kosova i bashkohet thirrjeve për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Kryeministri i Kosovës i është bashkuar liderëve dhe vendeve të botës të cilët po bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, transmeton Anadolu.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në rrjetin social, ka thënë se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt pas sulmit të Hamasit, janë thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar.
“Unë bashkohem me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe lider të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare”, ka shkruar ai.
Së fundmi, zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris i përcolli anëtarit të kabinetit izraelit të luftës, Benny Gantz, të cilin e takoi në Shtëpinë e Bardhë, “shqetësimin e saj të thellë” për kushtet humanitare në Gaza dhe nevojën për të arritur “urgjentisht” marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Shtëpia e Bardhë shpreson për armëpushim në Gaza deri në muajin e Ramazanit.