Dita e 24-tët e protestave në Tiranë, pas dy orësh fjalimesh para Kryeministrisë qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit

Dita e 24-tët e protestave në Tiranë, pas dy orësh fjalimesh para Kryeministrisë qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan në bulevard, duke u pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta nisi me dy përplasje të vogla verbale, ku një zonjë në sheshin “Skënderbej” dhe një zotëri para godinës së Kryeministrisë kishin disa pikëpamje të ndryshme me organizatorët e protestës, ndërsa u vu re një numër më i vogël pjesëmarrësish krahasuar me ditët e mëparshme.

Kujtojmë se në ditën e 23-të të saj, grupi organizator publikoi pesë kërkesa, ku kryesoret ishin dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

MARKETING