Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros – deri më tani kanë bilanc fantastik

Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros – deri më tani kanë bilanc fantastik

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron në ndeshjen e xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve.

Por kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova dhe Qipro do të përballen, pasi dy ekipet kombëtare kanë pasur edhe dy duele të tjera.

Në fakt sfida e sotme që do të zhvillohet në AEK Arena me fillim nga ora 18:00 është e treta mes qipriotëve dhe Dardanëve.

Deri më tani Kosova ka bilanc fantastik përballë Qipros, pasi në dy sfidat ka triumfuar me rezultat të pastër.

Ndeshja e parë u zhvillua pikërisht në AEK Arena më 2 qershor të vitit 2022, ku Dardanët fituan me rezultat të pastër 0-2 falë golave nga Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë të zhvilluar më 27 shtator në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët kishin turpëruar Qipron duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Florent Muslija, Donat Rrudhani, Elbasan Rashani dhe Vedat Muriqi dy herë në fund ishin autorët e golave për Kosovën në ndeshjen e dytë.

Kosova synon ta vazhdoj serinë pozitive ndaj Qipros, pasi fitorja sot është tejet e rëndësishme. /Telegrafi/

MARKETING