Kosova dhe Turqia firmosin Marrëveshje për Bashkëpunim Financiar Ushtarak
Kosova dhe Turqia nënshkruan një Marrëveshje për Bashkëpunim Financiar Ushtarak, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi të Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare në platformën turke NSosyal, ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Yasar Guler, ka pritur në një takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedonci, i cili ndodhej në Stamboll për Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, Aviacionit dhe Hapësirës SAHA 2026.
Në përfundim të takimit, dy ministrat firmosën marrëveshjen që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe financiare mes dy vendeve.

