Koncert humanitar i Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë

Koncert humanitar i Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë

Më 29 maj, dita e hënë, me fillim në orën 20:00 do të mbahet koncerti i fundit nga sezoni e parë e festivalit “48 ditët e muzikës maqedonase”, nën organizimin e Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë.
Të gjitha mjetet nga shitja e biletave do të dhurohen për shërimin e vajzës së vogël Teodosija Llazarovska.
Si solist do të performojë violinisti me famë botërore Kiril Trusov i cili performon me violinën “Brodski” e punuar në vitin 1702.
“Festivali 46 Ditët e muzikës maqedonase” realizohet nën patronazhin e presidentit të shtetit, përkrahur nga Ministria e Kulturës, dhe i njëjti do të realizohet me Institutin Gete dhe Shoqëria për miqësi maqedonaso-gjermane.

MARKETING