Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, rrugët kryesisht të lagura
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve janë të lagura, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Ndërkohë, në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk janë evidentuar pritje apo vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit.
Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e shfaqjes së rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet veçanërisht në aksin Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

