Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM njofton për ndryshim të përkohshëm të komunikacionit në autostradën A1, në segmentin Gradsko – Drenovë, i cili do të zgjasë nga data 17 mars deri më 4 prill 2025.
“Për shkak të vendosjes së gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, trafiku do të ridrejtohet dhe rregullohet në pjesë të caktuara të këtij seksioni”, njofton LAMM.