Kompania nga EBA mbështet me 5.5 milionë dollarë sektorin e telekomunikacionit në zonat e tërmeteve

Kompania e telekomunikacionit Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka ofruar mbështetje me vlerë 20 milionë dirhemë (rreth 5.5 milionë dollarë) për sektorin e telekomunikacionit në rajonet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, të cilat përshkruhen si “katastrofa e shekulli”, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë zyrtare të Emirateve, WAM, thuhet se kompania Etisalat dërgoi pajisje telekomunikacioni për të kontribuar në rindërtimin e infrastrukturës në rajonet e goditura nga tërmetet në Türkiye.
Kjo mbështetje është dhënë në kuadër të operacionit “Yiğit Süvari 2”, i cili u iniciua me urdhër të presidentit të EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Etisalat dërgoi gjithsej 20 milionë dirhemë (afërsisht 5.5 milionë dollarë) pajisje telekomunikacioni dhe se pajisjet në fjalë do të kontribuonin në eliminimin e dëmtimit të stacioneve bazë të operatorëve celularë në rajonet e prekura nga tërmeti në Türkiye.
Etisalat futi në përdorimin bisedat telefonike pa pagesë me Türkiye-n dhe Sirinë për një javë pas tërmeteve me bazë në Kahramanmaraş më 6 shkurt.
Në përputhje me direktivat e presidentit të EBA-së, Al Nahyan, operacioni “Yiğit Süvari 2” filloi më 7 shkurt për të mbështetur të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri.