Komisioni amë miratoi 61 amendamente për Ligjin e ri për energjetikë

Komisioni amë miratoi 61 amendamente për Ligjin e ri për energjetikë

Komisioni Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike miratoi sot 61 amendamente nga 71 të dorëzuara në seancën e tij, duke përfshirë dy amendamente të komisionit, në tekstin e Projektligjit për Energjinë, në lexim të dytë. Pas miratimit, e kaloi këtë zgjidhje ligjore në procedurë të mëtejshme parlamentare.

Gjatë diskutimeve, dy amendamente u tërhoqën nga propozuesit, ndërsa shumica e tetë amendamenteve të refuzuara ishin paraqitur nga deputetë të partisë politike “E Majta”. Një prej amendamenteve të refuzuara kërkonte që energjia elektrike të faturohej vetëm sipas konsumi real, dhe jo sipas një tarife fikse, duke propozuar gjithashtu që ky rregullim të bëhej me ligj dhe jo me akte nënligjore.

MARKETING