Kodi i ri penal i është dorëzuar KE-së për mendim

Kodi i ri penal i është dorëzuar KE-së për mendim

Ministria e Drejtësisë ka informuar se hartimi i Kodit të ri Penal ka përfunduar, është përkthyer në anglisht dhe i është dorëzuar për mendim Komisionit Evropian. Pas marrjes së mendimit nga KE, nëse nuk ka kundërshtime, Kodi Penal kalon në procedurë qeveritare, pas së cilës i përcillet Kuvendit. Në Kuvend Kodi Penal miratohet me shumicë të thjeshtë.
Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit në vitin 2024, në kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023 kanë dobësuar kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke thënë se në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Sipas KE-së, në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

MARKETING