Kina akuzon SHBA-në për fushatë dezinformuese

Kina akuzon SHBA-në për fushatë dezinformuese

Kina ka akuzuar SHBA-në se po përhap dezinformata për armatosjen e Rusisë nga Pekini duke i kërkuar Uashingtonit që të ndalojë “heqjen e fajit dhe përhapjen e dezinformatave”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi për ofrimin e mundshëm të armëve nga Kina për Rusinë.

Në një intervistë që u transmetua të dielën, Blinken tha se inteligjenca amerikane sugjeron se Kina po shqyrton ofrimin e armëve dhe municioneve për Rusinë, një përfshirje në përpjekjet luftarake të Kremlinit që ai tha se do përbënte “problem serioz”.

Ministria e Jashtme kineze hodhi poshtë kritikat duke thënë se “është SHBA-ja ajo që vazhdoi të sigurojë armë në fushën e betejës, jo Kina”.

Kina ka refuzuar të kritikojë Rusinë për veprimet e saj apo edhe ta quajë atë pushtim shkaku i raporteve me Moskën.

Në të njëjtën kohë diplomacia kineze këmbëngul se duhet të ruhen sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha kombeve.

MARKETING