Kim nuk largohet duarbosh nga Rusia, Putin i dhuron armë por nuk arrin marrëveshje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u largua nga Rusia me trenin e tij të blinduar, por mori me vete edhe armët dhuratë nga presidenti rus Vladimir Putin.
Vizita e parë e Kimit jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 u përcoll me frikën e Perëndimit se Moska dhe Pheniani do të sfidojnë sanksionet dhe do të arrijnë një marrëveshje për armët.
Një ditë më parë, Kim u takua me ministrin rus të Mbrojtjes në Vlladivostok, ku inspektuan një sërë armësh përfshirë sisteme të raketave hipersonike.
Vizita e liderit koreano-verior në Rusi, që nisi të martën, shënuan kulmin e saj në takimin kokë më kokë me presidentin rus.
Moska besohet se është e interesuar që të blejë municione nga Koreja e Veriut në mënyrë që të vazhdojë luftën në Ukrainë, ndërkaq Pheniani dëshiron ndihmën e Pekinit që të zhvillojë programin e saj bërthamor, ndaj të cilit ka sanksione ndërkombëtare.