Këshilli i Prokurorëve shpall konkurs për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar
Këshilli i Prokurorëve Publik në mbledhjen e sotme solli vendim për hapjen e shpalljes për zgjedhjen e prokurorit themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili sipas afatit ligjor do të shpallet në gusht, përkatësisht 90 ditë para skadimit të mandatit të udhëheqësit aktual të prokurorisë.
Anëtarët e Këshillit e zgjodhën Zoran Markovskin për prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike në Kriva Pallankë.
Në mbledhje u miratuan edhe vendimet për përcaktimin e udhëheqësve të tre prokurorive themelore publike. Për udhëheqës në Prokurorinë Themelore Publike në Berovë është zgjedhur Suzana Boshnjakovska, për udhëheqës në Prokurorinë Themelore Publike Shën Nikollë është zgjedhur Darko Cvetanoski, ndërsa Edmond Sherif është zgjedhur udhëheqës i Prokurorisë Themelore Publike në Resnjë.
Këshilli e miratoi edhe vendimin për konfirmimin e numrit të prokurorëve publik në prokuroritë publike në vend për periudhën e ardhshme pesë vjeçare. Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje sistematizimi parashikon 261 vende të prokurorëve publik, ndërsa aktualisht detyrën e kryejnë 194 prokurorë publikë.
Sipas vlerësimeve dhe analizave të bëra për nevojat e rrjetit të prokurorisë publike, në pesë vitet e fundit është parahsikuar plotësimi edhe i 106 pozita të prokurorëve, me qëllim të tejkalimit të deficitit kadrovik dhe funksionimit më efikas të prokurorisë në vend.

