Kasami: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur, që dikush të bëhet milioner
![Kasami: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur, që dikush të bëhet milioner](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/05/Bilall_kasami_29_1-780x470-1.jpg)
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka thënë se shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që persona të caktuar të pasurohen. I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se shqiptarët kanë gjak aq gjak për ti dalë zot vetes.
Kasami thotë se pret që Fronti Europian të jetë opozitë konstruktive.
“Parimi që ne e mbështesim është që suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë dhe besoj që edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri”, shtoi Kasami.