Kasami për deklaratën e Ahmetit për “vëllavrasje”: Deklaratë serioze dhe e rrezikshme

Kasami për deklaratën e Ahmetit për “vëllavrasje”: Deklaratë serioze dhe e rrezikshme

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është pyetur lidhur me deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve.
Kasami ka thënë se koalicioni VLEN nuk është i interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti. Ai tha se,
VLEN kërkon nga qytetarët që të mërkurën gjatë rivotimit të shprehin verdiktin e tyre në mënyrë demokratike.’
“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje”, ka deklaruar kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

MARKETING