Kapen shtetasit e Maqedonisë së Veriut që vidhnin në Greqi e Spanjë
Policia ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm gjatë të cilit është kapur një grup kriminal i përbërë nga 21 persona. Një pjesë e grupit dzshohet se ka vepruar edhe në vende turistike në Greqi dhe në Spanjë. MPB ka njoftuar se në një aksion të djeshëm policor është shkatërruar një grup i organizuar kriminal prej 21 personash, 20 prej të cilëve nga Prilepi dhe 1 nga Shkupi. Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se për një periudhë të gjatë ka kryer vepra penale që lidhen me tregtinë e paligjshme të drogës dhe krimin ekonomik. Duke vepruar me urdhër gjykate, janë kryer bastisje ndaj 31 personave, në gjithsej 36 lokacione. Prej tyre, 33 lokacione ndodheshin në territorin e Prilepit, dy në Shkup dhe një në Strugë. /SHENJA/

