Kamala Harris: Trump po kërkon pushtet absolut
Kandidati republikan Donald Trump është gjithnjë e më i shqetësuar dhe në kërkim të pushtetit absolut, tha Kamala Harris, rivalja e tij demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, gjatë një fjalimi të shkurtër.
“Është thellësisht shqetësuese dhe tepër e rrezikshme që Donald Trump do të thërriste Adolf Hitlerin”, shtoi ajo, duke iu referuar komenteve të bëra nga një ish-shef shtabi i republikanit në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas këtij të fundit, John Kelly, i cili konsideronte se Donald Trump përmbushte përkufizimin e një fashist, ish-presidenti kishte thënë se diktatori nazist kishte ”bërë edhe gjëra të mira”.
“E gjithë kjo është një provë e mëtejshme për popullin amerikan se kush është në të vërtetë Donald Trump”, tha Harris.
Ekipi i fushatës së Trump mohoi në shtyp komentet e bëra ndaj ish-presidentit nga John Kelly.
“Tani, ne e dimë se çfarë dëshiron Donald Trump. Ai dëshiron pushtet absolut. Pyetja në 13 ditë do të jetë se çfarë do populli amerikan”, përfundoi Kamala Harris, duke kujtuar se miliarderi republikan premtoi të sulmojë “armiqtë nga brenda”.
“Dhe ky përkufizim vlen për këdo që guxon ta kritikojë”, sipas saj.