Kaloi edhe vizitat mjekësore, dështon në minutën e fundit transferimi i Iscos në Bundesliga

Kaloi edhe vizitat mjekësore, dështon në minutën e fundit transferimi i Iscos në Bundesliga

Isco mund të konsiderohej një lojtar i Union Berlin me fantazistin që udhëtoi drejt Gjermanisë mëngjesin e sotëm për të kryer vizitat mjekësore. Në fakt, spanjolli nuk pati asnjë problem në testet fizike të cilat i kaloi me sukses, por në minutat e fundit palët nisën pretendimet se kontrata për të cilën do të firmosnin nuk ishte ajo që kishin rënë dakord.

Menaxheri i klubit të Union Berlin, Oliver Ruhnert u shpreh se gjermanët kanë një limit sa i takon shpenzimeve të cilat sipas tij Isco dhe përfaqësuesit e tij i ndryshuan në fund. Ruhnert theksoi se do të dëshironte shumë që të shihte Iscon me fanellën e Union Berlin, por që në fund do të mbetet vetëm një ëndërr.

Po ashtu edhe agjencia Gestifude që përfaqëson 30-vjeçarin u shpreh se në mes të bisedimeve, pala tjetër nuk ishte e gatshme të përfundonte negociatën mbi atë që ishte rënë fillimisht dakord. Tashmë, kur kanë mbetur edhe vetëm disa orë nga mbyllja e merkatos mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Iscos dhe nëse do të mbetet sërish te Sevilla.

MARKETING