Kallëzim penal kundër Drin Ahmetit dhe personave tjerë për keqpërdorime

Kallëzim penal kundër Drin Ahmetit dhe personave tjerë për keqpërdorime

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve dhe përfaqësuesve të subjektit juridik, nën dyshimet për përfitime të kundërligjshme gjatë shfrytëzimit të koncesionit në Zajas.

“Kallëzim penal ndaj 26 vjeçari D.A. dhe 34 vjeçarit B.A. nga Kërçova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritet zyrtar”, e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal”, sqaroi Policia, ndërsa mediat në vend raportojnë që i dyshuari kryesor është Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit.

“Në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023, të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Burimet Minerale dhe marrëveshjen koncesionare për shfrytëzimin e një lokaliteti në komunën e Zajazit, të lidhur ndërmjet personit juridik dhe qeverisë, të përfaqësuar nga ministri i atëhershëm i Ekonomisë. Ata ishin të detyruar të paguanin një tarifë vjetore të përcaktuar saktësisht për shfrytëzimin e hapësirës që ishte dhënë me koncesion për shfrytëzim dhe një tarifë për sasinë e shfrytëzuar të lëndës së parë minerale dhe si nënshkrues në kurriz të personit juridik paguanin më pak koncesion. Tarifa në vlerë të përgjithshme prej 1,6 milion denarë, duke shkaktuar dëme edhe në buxhet”, njoftoi MPB-ja.

MARKETING