Ka mbyllur marrëveshjen për Bellingham, Reali po i kthehet Mbappesë

Ka mbyllur marrëveshjen për Bellingham, Reali po i kthehet Mbappesë

Reali i Madridit i kthehet pistës “Kylian Mbappe”. Sipas “The Telegraph”, klubi “merengues” dëshiron të përfitojë nga situata e paqartë e parizienëve (Messi e Neymar, duken praktikisht të larguar) për të finalizuar operacionin me miratimin e futbollistit, i cili gjithashtu po bindet se duhet të largohet tani nga Parisi për të konkurruar njëherë e mirë për Champions League. “Los Blancos” e kuptojnë se ka ardhur koha për të materializuar nënshkrimin.

Mbappé i dhënë një mesazh klubit të tij dhe, sipas këtyre informacioneve, ai nuk ka më dyshime: duhet ta mbyllë epokën e tij në kryeqytetin francez, pavarësisht se PSG dëshiron të ndërtojë një ekip të ri rreth tij me shumë të rinj cilësorë.

Kylian thuhet se e ka marrë tashmë vendimin për të ndryshuar ambient dhe e kupton që klubi duhet t’i hapë dyert pas rinovimit të tij të fundit.

Reali po mbyll nënshkrimin me Bellingham (nga Borussia Dortmund) për të vijuar rinovimi e organikës (në mesfushë) dhe hapi radhës do të jetë transferimi i Mbappesë.

 

MARKETING