Ka filluar festimi i 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit,

Ka filluar festimi i 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit,

Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup kanë nisur aktivitetet për shënimin e 151-vjetorit të lindjes të Goce Dellçevit – figurë historike për të cilën kanë pretendime edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria.

Së pari, një delegacion parlamentar do të vendosë lule mbi varrin në kishën “Sveti Spas”, pasuar nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat.

 

Në Maqedoninë e Veriut, nga institucionet për siguri kjo ngjarje është cilësuar si ngjarje me rrezik të lartë shkaku i përplasjeve mes bullgarëve dhe maqedonasve për Goce Dellçevin, pasi dy palët e konsiderojnë si hero të tyre.

MARKETING