Spektakël me gjashtë gola në Paris, PSG mund Barcelonën në një finale të parakohshme në Champions
Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
Désiré Doué zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës franceze.
Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi dhe barazoi me Xavi Espart në minutën e 55-të, por Lucas Hernández riktheu epërsinë e PSG-së në minutën e 72-të.
Katalanasit nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish rrugën e rrjetës me Lamine Yamal, në minutën e 79-të. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, Vitinha realizoi golin vendimtar, duke vulosur fitoren 3-2 për PSG-në, ndërsa Fabian Ruiz shënoi edhe golin e katërt duke siguruar tre pikët.
Kështu, skuadra parisiene triumfon në një duel të mbushur me emocione dhe gola, ndërsa Barcelona largohet pa pikë nga kjo përballje.
Nuk fal as Liverpool që mund 4-3 Villareal, ndërsa Napoli kaloi pengesën e Bodo/Glimt, me një sukses 4-3. Roma dhuron spektakël ndaj Slovan Bratislavës, me një triumf të thrllë 4-0. Barazim 1-1 mes Stuttgart dhe Atletico, në një ndeshje që pritej më shumë. Porto-PSV u mbyll 0-1, ndërsa City-AEK përfundoi 4-1.

