Juventusi nuk do ta shes Yilidizin, por tre yje të tjerë rrezikojnë të sakrifikohen

Juventusi nuk do ta shes Yilidizin, por tre yje të tjerë rrezikojnë të sakrifikohen

Shpresat e Juventusit për kualifikim në Ligën e Kampionëve kanë marrë një goditje të madhe pas humbjes ndaj Fiorentina, duke e lënë skuadrën torineze në vendin e gjashtë në renditjen e Serie A me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit.

Përfundimi në top katërshe tashmë duket një mision i vështirë dhe “Zonja e Vjetër” mund të detyrohet të kënaqet me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Mungesa në Ligën e Kampionëve pritet të sjellë pasoja financiare për klubin, por drejtuesit bardhezi nuk dëshirojnë që kjo të ndikojë në të ardhmen e lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi nuk ka ndërmend të shesë Kenan Yıldız, pavarësisht mungesës së mundshme në Ligën e Kampionëve, pasi talenti turk konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të projektit të së ardhmes.

Edhe vetë 21-vjeçari raportohet se dëshiron të vazhdojë zhvillimin e tij në Torino, pavarësisht interesimit nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Real Madrid.

Klubi italian vazhdon të ketë besim të plotë te sulmuesi turk, edhe pse ai po kalon një periudhë pa gola.

Megjithatë, për të balancuar financat, Juventusi mund të konsiderojë shitjen e disa lojtarëve të rëndësishëm si Pierre Kalulu, Bremer dhe Khephren Thuram.

MARKETING