Juventusi në vështirësi, Reali kërkon t’i rrëmbejë “yllin” e sulmit

Juventusi në vështirësi, Reali kërkon t’i rrëmbejë “yllin” e sulmit
Reali i Madridit ka vënë në shënjestër një nga futbollistët më të mirë të Serisë A. “Los Blancos” dëshirojnë të bëjnë pjesë të tyrin Federico Chiesan, aktualisht pjesë e Juventusit. Sipas “Fichajes.net”, klubi “merengues” po vlerëson mundësitë për të të bërë ofertë për 25-vjeçarin. Një operacion që konsiderohet “surprizë”, por jo për drejtuesit e klubit të kryeqytetit spanjoll.

Chiesa vlerësohet 60 milionë euro, por Reali mund të përfitojë nga disa paqartësi që lidhen me procedimet gjyqësore të klubit torinez, pa harruar faktin që kontrata e Chiesas përfundon në vitin 2025.

Chiesa u rikthye në fushë më 2 nëntor, 10 muaj pasi këputi ligamentin e gjurit. Debuto në këtë sezon kundër PSG-së në Champions, për të ardhur më pas te përballja me Napolin në stadiumin “Maradona”, ku u aktivizua titullar.

Të enjten, kundër  Monzas në Kupën e Italisë, gjeti edhe golin pas më shumë se një viti.