Chiesa vlerësohet 60 milionë euro, por Reali mund të përfitojë nga disa paqartësi që lidhen me procedimet gjyqësore të klubit torinez, pa harruar faktin që kontrata e Chiesas përfundon në vitin 2025.
Chiesa u rikthye në fushë më 2 nëntor, 10 muaj pasi këputi ligamentin e gjurit. Debuto në këtë sezon kundër PSG-së në Champions, për të ardhur më pas te përballja me Napolin në stadiumin “Maradona”, ku u aktivizua titullar.
Të enjten, kundër Monzas në Kupën e Italisë, gjeti edhe golin pas më shumë se një viti.