Juventusi merr fitoren e radhës, Mosie Kean e Di Maria ndëshkojnë Spezian

Juventusi merr fitoren e radhës, Mosie Kean e Di Maria ndëshkojnë Spezian

Juventusi e mbylli në epërsi të një goli pjesën e parë të takimit me Spezian në transfertë.

Bardhezinjtë, të cilëve u janë hequr 15 pikë në klasifikim si masë për bilance të rreme, po kërkon të rikuperojë javë pas jave pozicione në tabelë ne Serisë A për ta mbyllur kampionatin në katërshen më të mirë.
Në minutën e 32-të të takimit, Kostic hodhi një top në zonë nga e majtë, duke gjetur Moise Kean, që edhe pse nuk goditi me forcë, e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte Dragowski.
Spezia u mundua të kundërpërgjigjej gjatë pjesës së dytë, ku vlen të përmendet goditja e Daniele Verdes, që , u prit nga Perin, për të ardhur më pas te goli i dytë i bardhezinjve, i shënuar nga Angel Di Maria me një goditje të saktë nga jashtë zonës.

MARKETING