Juventus feston në Bergamo, Iling Jr dhe Vlahovic ndëshkojnë Atalantën

Juventus feston në Bergamo, Iling Jr dhe Vlahovic ndëshkojnë Atalantën

Juventusi fiton 2-0 përballen direkte me Atalantën dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Serie A, në kuotën e 66 pikëve. Sfida e Bergamos u vendos nga një gol i të riut Samuel Iling Jr, që shënoi në debutimin e tij si titullar me fanellën bardhezi në kampionat dhe një gol i Vlahovic në minutën e 98-të.

Sfida është e bukur. Sinjalin e parë për gol e jep Di Maria, ndërsa më pas janë vendasit ata që i afrohen avantazhit. Scalvini godet shtyllën, ndërsa Pasalic humbet një mundësi të mirë për të zhbllokuar ndeshjen.

Në pjesën e dytë shënon 19-vjeçari Samuel Iling Jr, që bëhet anglezi i tretë që shënon gol me fanellën e Juventusit në Serie A, pas David Platt (sezoni 1992-1993) dhe Ëilliam John Jordan (sezoni 1948-1949). Ndërsa në minutat shtesë është Vlahovic ai që shënon golin e qetësisë.

Juventusi ngjitet i vetëm në vendin e dytë në renditje, ndërsa Atalanta mbetet në kuotën e 58 pikëve.

MARKETING