Juventus dështon që në ndalesën e dytë, vetëm barazim me Bologna-n

Juventus dështon që në ndalesën e dytë, vetëm barazim me Bologna-n

Barazim 1-1 në debutimin sezonal përpara tifozëve të shtëpisë, Juventusi nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në sfidën ku priti Bologna-n që protestoi madje dhe për një 11-metërsh të padhënë.
Lwis Ferguson në pjesën e parë shënoi një gol që konkretizoi lojën e mirë të miqve të drejtuar nga Thiago Motta, ndërsa reagimi i bardhezinjve erdhi vetëm në pjesën e dytë.

Fillimisht një gol i anuluar nga sistemi VAR në dëm të Vlahovic ndërsa serbi barazoi vetëm 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në minutën e 71, Bologna kërkoi edhe një penallti por ndërhyrja e Iling ndaj Junior u cilësua e rregullt.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Fiorentina kaloi në avantazh të dyfishtë por Lecce e barazoi 2-2 duke i rrëmbyer 1 pikë skuadrës së trajnerit Italiano.

MARKETING