Juve e United s’e diskutojnë kualifikimin, avancojnë edhe Sevilla me Feyenoordin

Juve e United s’e diskutojnë kualifikimin, avancojnë edhe Sevilla me Feyenoordin

Asnjë suprirzë në katër sfidat e para (ndeshjet e kthimit) në Europa League, ku skuadrat e mëdha përmbushim pritshmëritë.

Kualifikohen Juvenrusi, Manchester United, Feyeoord dhe Sevilla.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 2-0 me Freiburgun.  Juventusi e mbylli në avantazh dhe në superioritet numerik pjesën e parë të takimit me Freiburgun falë golit të Vlahovic, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Europa Leagues-s.

Në fakt, bardhezinjtë e tundën rrjetën që në minutën e 28-të me Vlahovicin, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Në fundin e fraksionit hapës, po me ndërhyrjen e VAR-it, “Zonja e Vjetër” fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga sulmuesi serb.

Në të njëjtën kohë, Gulde u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për prekjen e topit me dorë në rastin e penalltisë, duke e lënë skuadrën gjermane në inferioritet numerik.

Golin e dytë Juventusi do ta shënonte në minutën e pestë shtesë me Federico Chiesan.

Manchester United fitoi pa shumë sforcim edhe ndeshjen e kthimit me Betisin, pas suksesit 4-1 në shtëpi. “Djajtë e Kuq” u mjaftuan me golin e Rashford në fillim të pjesës së dytë, për ta mposhtur sërish skuadrën andaluziane.

Fenerbahce iu imponua 1-0 Sevillas (shënoi Valencia me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë), po epërsia minimale nuk mjaftoi, pasi në sfidën e parë spanjollët kishin fituar 2-0.

Festival golash në ndeshjen Feyenoord-Shaktar. Holandezët fituan thellë 7-1, duke mos e vënë në diskutim kalimin në raundin tjetër, pasi ndeshje e parë është mbyllur pa fitues, 1-1.

 

MARKETING